Kancelari Scholz arrin në Prishtinë, pritet në aeroport nga kryeministri Kurti

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 09:57
Kancelari Scholz arrin në Prishtinë, pritet në aeroport nga kryeministri Kurti

Kancelari Olaf Scholz ka arritur në Prishtinë dhe është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rhode.

Aeroplani me të cilin ka udhëtuar shefi i qeverisë gjermane ka ateruar në Prishtinë rreth orës 9:45 minuta.

Scholz do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti në ora 10:45 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)