Demagogjinë e Edi Ramës me kohë e kanë kuptuar shqiptarët, i paturpshëm në injorimin e krimeve serbe kundër Kosovës

Demagogjinë e Edi Ramës me kohë e kanë kuptuar shqiptarët, i paturpshëm në injorimin e krimeve serbe kundër Kosovës
Demagogjinë e Edi Ramës me kohë e kanë kuptuar shqiptarët, i paturpshëm në injorimin e krimeve serbe kundër Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 10 June 2022 - 07:47

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Gjatë Samitit për Ballkanin e Hapur në Ohër, në pyetje të gazetarëve, lidhur me vrasjet, terrorin dhe gjenocidin serb, mbi shqiptarët në Kosove, z.Edi Rama u bë shumë nervoz dhe u gjind në pozitë të palakmueshme. Z. Rama lëvizte nga vendi. Goja i qitëte fjalë e fjali të pakuptimta dhe bënte belbëzime marramendëse. Fakti se z.Rama po bashkëpunon me kriminelin Vuçiq tregon se ku ka mbërritur morali kombëtar i personalitetit të parë të shteti shqiptar.

-Në Kosovë, vetëm gjatë viteve 1998/99 janë mbytur fëmijë gra dhe burra, mbi 13 mijë veta. Po në këtë kohë u përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare. U shkatërruan 150 mijë objekte social-kulturore, shtëpi dhe objekte tjera shoqërore e shtetërore. Ndërsa, mbi një milionë Shqiptarë me rrahje e plaçkitje, të zbathur dhe të uritur i barten në këmbë jashtë Kosovës. I tërë ky terror dhe gjenocid u bë nga grupi kriminal i Sllobodan Milloshevicit, grupit të të cilit i takonte edhe krimineli Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiq e viçat tjerë. Mu me këtë kriminel po bashkëpunon z.Rama në krijimin e " Ballkanit të Hapur".

Natyrisht se e kritikon Kosovën pse nuk bëhet anëtar. Mirë kishte me qenë që Kryeministri i Kosovës të merrte pjesë si vëzhgues në samitin e Ohrit ose në samita të tjerë. Kjo, jo për tu anëtarësuar, por për të treguar se kush është krimineli Vuçiq dhe çfarë gjenocidi është bërë mbi shqiptarët. Flitet për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave e shërbimeve e të financave, ndërsa në Serbi, nëpër varre masive, gjinden edhe 1600 shqiptar të mbytur mizorisht. Për këta nuk ka lëvizje të lirë,ndërsa për të gjallët,qenka Vuçiq që e lehtëson! Këto fakte e lëndojnë shumë z.Rama. Edi Rama nuk dëshiron të ja përmendin këto fatkeqësi të kombit shqiptar. Kjo është sikur fjala popullore, që thotë " Mos u bëjë më papë se papa".Edhe Edi Rama mendon kështu. Ai nuk dëshiron të shoh të kaluarën. Mendohet as të tashmen.

Thjeshtë, përgatitet për ndonjë...!!?? Por çka fiton Shqipëria? Mashtrimi është i ashpër dhe i rëndë. Fermerët shqiptar shumë pak kanë mallra që mundë ti merr tregu serb, ai Maqedoni a malazez. Mallrat nuk mjaftojnë as për vendasit. Ndoshta, bëhet kjo për "grurë"!?Prodhime tjera nuk ka. Shikuar kështu dihet pse bëhet Edi Rama nervoz ! Ai e dinë se shqiptarët nga Kosova nuk e përkrahin. Me siguri ka përqindje të madhe që nuk e përkrahin edhe në Shqipëri. Dhe, i gjendur kështu, kuptohet pse kemi nervozizëm dhe demagogji për të mirat që po i sjellka "Ballkani i Hapur".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".