Si u dogj shtëpia në Malësi të Madhe nga rrufeja, si pasojë e flakëve vdiq një person

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 10:27
Si u dogj shtëpia në Malësi të Madhe nga rrufeja, si pasojë e flakëve vdiq një person

Fotot e mëposhtme paraqesin pamje nga shtëpia që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Malësi të Madhe, si pasojë e një shkëndije elektrike nga rrufeja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe ku si pasojë pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi Arben Ivanaj , 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)