Lista e veteranëve të nxirret dhe hetohet, të pastrohen me proces të ri verifikimi e të largohet hipoteka e mbuluar me hije krimi

Lista e veteranëve  të nxirret dhe hetohet, të pastrohen me  proces të ri verifikimi e të largohet hipoteka e mbuluar me hije krimi

Hajrullah Tërnava

  • 10 June 2022 - 07:45

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Çështja e veteranëve të Kosovës tani është bërë një çështje e stërmadhuar, dhe kësaj situate i ka kontribuar një verifikim i mëhershëm i një prokurori, që ishte Elez Blakaj, e që tani si shkak i këtyre verifikimeve dhe përplasjeve e kërcënimeve për atë proces, ai është larguar nga Kosova dhe tani gjendet në Amerikë. Megjithatë lirisht mundë të dyshohet se në këto lista ka shumë veteran të rrejshëm të cilët i kanë ble certifikatat.

Në këto lista padyshim se ka edhe gabime të rënda që janë bërë ndaj disa veteranëve, se me kohë nuk janë verifikuar, dhe nuk është zhvilluar asnjë bisedë me ta, por ato dyshime për veteran të rrejshëm ishte dashur që vetë prokurori ti konkretizoj dhe ta argumentoj se në çfarë mënyre i ka shpall si të rrejshëm veteranët, e që tani e tërë lista e veteranëve po konsiderohet si e dyshimtë. Lirisht mundë të thuhet se është hiperbolizuar në këtë pikëpamje.

Tani shpjegimet rreth pjesëmarrjes në luftë për vendin tonë mundë të llogariten edhe ata njerëz të mobilizuar dhe të stërvitur e që megjithatë në ato rejone nuk ka pasur luftë permanente apo edhe në ato vende ku është luftuar disa kanë pasur rrole tjera që dihet se të gjithë ushtarët nuk janë të radhitur në vijën e parë të luftës, sepse luftërat mundë të zhvillohen edhe në territore më të gjëra në tjera vende, prandaj ka të tillë që kanë qenë të ristrukturuar në ato vende që s’janë të përfshirë në luftë aktive të drejtpërdrejtë. Si ushtar edhe pjesë përbërëse janë edhe ata që kanë marrë pjesë si ushtar të logjistikës, prandaj shpjegimi i prokurorit Elezi nuk ka qenë i shpjeguar dhe i arsyetuar si duhet, dhe me të gjithë ata që gjenden në ato lista të „veteranëve të rrejshëm“ nuk ka biseduar që ta kuptoj shpjegimin e atyre që janë të shpallur si të tillë në ato lista të rrejshme, dhe sikur që komandanti i një kompanie që u lajmërua vetë në një TV dhe foli për veti që kishte poste të larta si pjesëmarrës në luftë në ato treva e që ishte në poste të larta të asaj ushtrie dhe i njëjti ishte shpallur si ushtar i rrejshëm, kurse mu aj komandanti vetë iu kishte qëndruar pranë dhe anëshkruar veteranëve certifikatat e veteranëve si pjesëmarrës në ato lufta, kurse ai vet konsiderohet si veteran i rrejshëm. Prandaj u diskutua edhe për një numër të madh të formacioneve të ndryshme në të gjitha territoret që janë bërë luftërat që nuk është bërë unifikimi i të gjithë ushtarëve si pjesëmarrës në luftë prandaj numri që sillet rreth 20,000 nuk është i saktë por supozohet që është shumë më i lartë.

Prandaj nëse shërbehemi me këto fakte nuk duhet të jemi të pamëshirshëm ndaj veteranëve dhe si në shumicë të krijojmë dyshime për ta, sepse e thëna e urtë popullore është që më mirë është ndonjë i rrejshëm veteran se sa ti dëmtojmë edhe ata që kanë qenë pjesëmarrës të vërtetë në luftë e tani si veteran, ma në fund sikur të ishin ato paga aq të larta edhe mund të kishim vërejtjet më konkrete, por fjala është për 170 euro, e kur nga ai numër i të gjithë veteranëve mbi gjysma e tyre janë tani mbi 65 vite si pensioner, e kur dihet se ai që e merr rrogën nga puna që punon, nuk ka të drejtë ta merr edhe pensionin e veteranit, prandaj ata që i marrin këto rroga të veteranit nuk marrin tjetër pension apo tjetër rrogë. Më që tani është hiperbolizue kjo qështje gjithsesi duhet të verifikohen këto lista edhe njëherë por jo të stërzgjaten këto verifikime pakufi dhe mos të ofendohen veteranët me këto thirrje si „veteran të rrejshëm“, dhe ja vlen tani që të fillohet me një verifikim si epilogu i hetimit nga ana e Prokurorisë speciale të dyshimit me listave të veteranëve, sipas kërkesës së fundit dhe mbështetjes pa rezervë të Qeverisë, edhe Ministrisë së financave. Hetimi i fundit i listave të veteranëve do të jetë një goditje serioze e kupolës së krimit të organizuar në maje të piramidës kriminale, në strukturat e instaluar nga ish qeverisja e kaluar e klanit Pronto, pikërisht në mesin ë anëtarëve të Komisionit qeveritar për pranim dhe verifikim të aplikacioneve për veteranët e luftës.

Është e kuptueshme se edhe vetëm një person nëse del si veteran i rrejshëm qeveritarët e mëhershëm do të vazhdojnë të shqetësohen dhe ta kundërshtojnë tani këtë insistim këmbëngulës të Qeverisë opozitarët e bashkuar me shoqatat e dala nga lufta të cilët organizatën OVL e kanë instrumentalizuar, e kanë nxjerr në rrugë për të protestuar dhe kundërshtuar hetimin, korrigjimin dhe pastrimin e listave të korruptuara të veteranëve të pesëfishuar në numër nga numri real dhe zyrtar i njohur edhe nga organizatat që kanë mbikëqyr regjistrimin por edhe transformimin e mëvonshëm si proces nga UCK-në TMK e më vonë deri në FSK. Ministri i Financave Hekuran Murati më të drejtë ka thënë se krejt ngatërresën lidhur me çështjen e veteranëve e kanë trashëguar nga mandatet e kaluara të Qeverisjes sepse veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë diskriminuar në vitin 2017 kur ka hyrë në fuqi Ligji i Pagave dhe jo tash në projektligjin e ri për rritjen e pagës minimale. Sipas Muratit, në kohën kur ka hyrë në fuqi Ligji i Pagave është bërë qëllimisht fshirja e nenit 18, i cili u ka mundësuar veteranëve përfshirjen në rritjen e pagës minimale edhe tash me ligjin e ri. Sipas Ministrit Murati, zgjidhja për të pasur trajtim meritor me pensione ndaj veteranëve është çelësi i pastrimit të listave nga ngarkesa me veteran të rrejshëm.

Duhet të bëhet një pastrim i listave, fillimisht për shkak të historisë sonë për t’i trajtuar drejtë ata që njëmend kanë luftuar dhe kanë qenë të përfshirë si ushtar të UÇK-së, duhet të bëhet diferencimi, sepse shteti pakoja buxhetore për veteranët gjatë një viti kalendarik i kushton hiq më pak se 80 milion euro, e shumica e këtij buxheti shkon si përfitim jo meritor për veteranët e rrejshëm dhe jo për rata që e meritojnë këtë statut. “Ndërlidhja me pagën minimale ka qenë me nenin 18. Vullneti politik atëherë ka qenë që të bëhet kjo shkëputje. Pagesa për veteranët është 80 milionë euro në vit. Nga perspektiva e një veterani mund të duket që shteti po jep pak për ta, por shteti po jep 80 milionë euro.

Veteranëve iu kanë hy në hise disa të tjerë që nuk janë veteranë. Duhet t’u bëhet një pastrim i listave. Duhet t’i trajtojmë drejt ata që kanë luftuar apo kane qene te mobilizuar ne periudha te gjata nga fillimi i luftës e deri ne çlirimin e vendit, e sidomos ata qe kanë marrë pushkën dhe e kanë marrë guximin dhe kane luftua aty ku janë zhvillua ato lufta”, ka thënë ministri i Financave Hekuran Murati. Përbërja e tanishme e KPK-së dhe Prokurorisë Speciale që seriozisht duhen të ballafaqohet me krimin dhe ta fillon në detaje hetimin dhe, hulumtimin dhe verifikimin për pastrim të listave të veteranëve, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë meritor për ata që janë veteran të vërtetë dhe e meritojnë përkujdesjen e shtetit, por jo edhe ata që i kanë blerë certifikatat me para të pista, ose në shkëmbim të votave të premtuara e të kontraktuara për këtë apo atë parti politike, qofshin ato zgjedhjet parlamentare apo edhe ato lokale, duke bërë që edhe zgjedhjet ti fitojnë me pazare kriminale.

Detyrë e të gjithëve që i udhëheqin ato verifikime ndaj veteranëve të dyshimtë duhet që të jetë verifikimi në detaje dhe të ofrojnë fakte dhe argumente për ata veteran të dyshuar, se ku kanë qenë të angazhuar, kënd e kanë pasur eprorë në mënyrë hierarkike, ku kanë qenë të vendosur, ku kanë marrë pjesë nëpër stërvitje, ku janë ushqye, sa kohë kanë qëndrua në njësi nga fillimi i luftës e deri në mbarim. Duhet të ketë dëshmitar që e dëshmojnë këtë të thënë të e tyre. Nëse verifikimi vazhdohet në këtë mënyrë besoj se shumë shpejtë do të zbardhen dyshimet rreth listave ekzistuese të veteranëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".