Ja si vdiq Gzim Orana nga Gjilani i cili u gjet pa shenja jete

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 15:22
Ja si vdiq Gzim Orana nga Gjilani i cili u gjet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Koretishtë të Novobërdës, ku një 27-vjeçar u gjet pa shenja jete. Vdekja e të riut po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Gzim Orana, i cili sipas informatave të para dyshohet për mbidozë.

I ndjeri bashkë me një familjar të tij, gjatë natës së mbrëmshme kanë konsumuar substanca narkotike në masë të madhe, çka dyshohet se e shkaktoi vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa hetimet për vdekjen e tij kanë nisur.

(Kosova Sot Online)