Çfarë nënkupton fakti që Scholz nisi vizitën nga Kosova?- flet ish-ambasadori

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 17:17
Çfarë nënkupton fakti që Scholz nisi vizitën nga Kosova?- flet ish-ambasadori

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu ka komentuar vizitën e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz

Xhakaliu ka thënë se fakti që Scholz e ka nisur vizitën e tij nga Kosova, tregon shumë në aspektin diplomatik.

“Fakti që Scholz e nisi vizitën në Kosovë, është shumë e rëndësishme. Një vizitë e tillë është e rëndësishme pas 16 viteve. Gjermania tregon edhe një herë që çështja e Kosovës dhe e Ballkanit është e rëndësishme”, ka thënë Xhakaliu.

“Natyrisht nga përvoja diplomatike nga shërbimi gjashtë vjeçar në Gjermani, zbritja e kancelarit Scholz në Prishtinë si vizitë e parë, ka një rëndësi të veçantë, dhe gjithashtu takimi në Berlin me kryeministrin Kurtin, në aspektin diplomatik lë për të treguar shumë, tregon që Gjermania do të jetë një përkrahëse e madhe e Kosovës”, ka vazhduar tutje, i pyetur për kuptimin që ka fakti që Scholz ka nisur vizitën e tij nga Kosova.

(Kosova Sot Online)