Kurti në spital për ta vizituar ministrin Latifi i cili u operua sot

  • A.P /
  • 10 June 2022 - 21:31
Kurti në spital për ta vizituar ministrin Latifi i cili u operua sot

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar në spital Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi. Ky i fundit, u operua sot nga zorra qorre.

Gjendja e Latifit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është stabile, teksa ai po qëndron në Mjekimin Intensiv Qendror.

Në një fotografi të publikuar Kurti shihet në spital.

Latifi për të kryer këtë operacion, kishte përzgjedhur kirurgun, megjithëse, ekipi kujdestar ndodhej në QKUK.

(Kosova Sot Online)