Gjakovë: Arrestohet një person pasi vodhi 50 euro
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Gjakovë ku cak i hajnave ka qenë një tyrbe
Siç njofton Policia, disa persona të panjohur kanë thyer dritaren e tyrbes dhe kanë hyrë në objektin e tyrbes, ku kanë vjedhur 50 euro.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një burrë dhe i njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)
