Gjendet një mjet i dyshuar në Skenderaj, FSK del në vendngjarje

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 09:20
Gjendet një mjet i dyshuar në Skenderaj, FSK del në vendngjarje

Një mjet i dyshuar është gjetur dje në fshatin Radishevë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se mjeti ka qenë i llojit “Mortaj” e dorës, e cila ka qenë e zbrazët dhe pa predhë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe ka bërë tërheqjen e mjetit.

Në raport thuhet se nuk ka pasur ndonjë incident.

(Kosova Sot Online)