Hovenier në Bllacë: 23 vjet më parë shumë kosovarë u kthyen në shtëpi, NATO solli stabilitet

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 15:12
Hovenier në Bllacë: 23 vjet më parë shumë kosovarë u kthyen në shtëpi, NATO solli stabilitet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier po merr pjesë në në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili organizohet me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Paqes.

Hovenier ka shkruar se është i nderuar me festimin e kësaj dite, ndërsa kujftoi se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin

“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, shkroi ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)