Gazetari gjerman përqesh serbët që flasin me zë të lartë në kafene: Pse prindërit nuk i mësojnë si të sillen?

  • A.P /
  • 12 June 2022 - 17:10
Gazetari gjerman përqesh serbët që flasin me zë të lartë në kafene: Pse prindërit nuk i mësojnë si të sillen?

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens si duket është bërë nervoz në një kafene në Beograd.

Martens ka treguar në Twitter se i kanë penguar llafet banale dhe me zë të lartë në kryeqytetin e Serbisë.

“Burrat ballkanas në një Kafanë (tavernë). Pse duhet të flasin gjithmonë me zë aq të lartë sa të gjithë në afërsi të 15 metrave të detyrohen t’i dëgjojnë llafet e tyre banale dhe pompoze? Pse prindërit e tyre nuk i mësojnë se si të sillen? Përshëndetje nga Beogradi”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)