300 euro gjobë për shoferin që voziti mbi 100 km/h
Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin që voziti me 188 km/h në zonën e shpejtësisë ku lejohej shpejtësia deri në 80 km/h.
Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për 3 muaj.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
