Azemi: Krizë e madhe për punëtorët e kualifikuar s'po ndalen as me 450 euro

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 17:15
Azemi: Krizë e madhe për punëtorët e kualifikuar s'po ndalen as me 450 euro

Kryetari i Sindikatës për Punëtorët Privat, Jusuf Azemi ka theksuar se ka një krizë të madhe të punëtorët privat, e sidomos të atyre me kaulifikime.

Ai ka shtuar se në vizitën e bërë të premten, të shtunën dhe të dielën nëpër shumë kompani, lokale të gastronomisë, markete, ndërtimtari, kompani të sigurimeve fizike, kompani të derivateve te naftës, kompani që merren me mirëmbajtjen e objekteve dhe shume profile te tjera, u pa një mungesë e madhe e punëtorëve të secilit sektorë. 

"U pa një shqetësim i madh te secili punëdhënës, pasi që këta punëtorë po ikin jashtë, mirëpo edhe po ka lëvizje të mëdha të punëtorëve pasi që tani pronarët e kompanive po shtyhen se cili do të ofroj kushte me të mira të punës. 

Shume kompani na thanë se po paguajnë punëtorë rezervë pasi që çdo moment numri i punëtorëve po pakësohet."  

"Me qëllim të qetësimit sado pak te kësaj gjendje ne si sindikatë thërrasim akterët përgjegjës të ndërtimtarëve, naftëtarëve, gastronomive, bujqësive , mini dhe super marketave dhe të gjitha profileve tjera që të bëjmë bashkarisht një program afat shkurtër dhe afatë gjatë me qëllim që sado kudo  këtë ikje ta ndalim duke u ofruar punëtorëve kushte dhe paga me të mira.", ka shkruar ai.

"I qojmë selam Qeverisë se Kosovës se as me 450 euro nuk po ndalen, këtë realitet ta faktojnë pronarët e kompanive që në njëfarë  forme i morën në qafe deri tash punëtorët. Por edhe lakmitarët ( pronarët e kompanive) tani fjalën e kanë punëtorët.  Mjaft ju keni pi gjakun me pambuk, me paga jo njerëzore, me mos respektim të Ligjit të Punës dhe Ligjeve që kurrë nuk ju interesoj as atyre me herët që ishin e as këtyre tani", ka theksuar Azemi mes tjerash.

(Kosova Sot Online)