Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UCK’së, e bëjnë për diçka tjetër

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 11:22
Remi: Vjosa e Donika s’mund të jenë kundër UCK’së, e bëjnë për diçka tjetër

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëës në Zonën Operative të Llapit, ka thënë të martën se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla me qasjen e tyre ndaj UÇK-së po e synojnë një elektorat që nuk ekziston – sipas tij elektorati është qëllimi i tyre, e jo kundërshtimi i luftës çlirimtare.

Deklarata e Mustafës vjen pasi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është cilësuar si “anti-UÇK”, për shkak se nuk e përmendi këtë organizatë në urimin për 13 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Sipas tij, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla duhet të ndryshojnë.

Kryediplomatja të martën është deklaruar duke thënë se e ka mbrojtur UÇK-në në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat të cilat i janë drejtuar si politikane “kundër” UÇK-së.

(Kosova Sot Online)