Ka vite që i mohohet Kosovës, Franca tregon se si lindi puna e liberalizimit të vizave

  • E.K /
  • 14 June 2022 - 11:18
Ka vite që i mohohet Kosovës, Franca tregon se si lindi puna e liberalizimit të vizave

Franca, njëra nga shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, tregon se si u krijua zona Schengen në BE.

Presidenca franceze e BE-së ka publikuar një video-incizim kur 7 shtete evropiane në vitin 1985 u pajtuan që qytetarët të lëvizin lirshëm.

“Në vitin 1985 marrëveshja Schengen lejoi qytetarët nga shtatë shtete të BE-së të lëvizin lirshëm. Pasaportat, vizat, euro, faturat e telefonit etj. Nëse Evropa nuk do të ekzistonte, lëvizshmëria jonë do të ishte shumë më e komplikuar”,  thuhet në postim.

Kosova edhe pse ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave sipas rekomandimit të Komisionit Evropian është akoma shteti i vetëm që ka regjim vizash.

Franca dhe Holanda janë dy shtete që janë skeptike sa i përket heqjes së vizave për kosovarët.
Çështja e liberalizimit të vizave s’është hedhur në votim asnjëherë në Këshillin e BE-së aty ku merret vendimi përfundimtar..

(Kosova Sot Online)