Shkoi t’i merrte paratë që ia dërgoi familjari, pasi s’e lejuan istogasi then derën e i merr 227 euro

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 17:00
Shkoi t’i merrte paratë që ia dërgoi familjari, pasi s’e lejuan istogasi then derën e i merr 227 euro

Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin se ka kryer vepra penale “Vjedhje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Policia sot është informuar se një incident ka ndodhur në një objekt për transfer të parave. Atje një person ka shkuar për të nxjerrë para që ia kishte dërguar një familjar i tij, por zyrtarja i ka thënë se nuk mund ta bëjë tërheqjen e parave pasiqë ka kaluar koha e paraparë për tërheqje.

Ky veprim, e ka revoltuar qytetarin, i cili në mënyë të dhunshme, e ka thyer derën hyrëse të sportelit dhe i kishte marrë 227 euro.

“Patrulla Policore menjëherë kishte dalë në vendngjarje dhe kishte arritur ta arrestoji të njëjtin. I dyshuari është sjellë në Stacion Policor dhe është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar shuma e parave të lartë cekura te cilat më pas i janë kthyer punëtores në filiale”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)