Krimi brenda familjes në Podujevë, dyshohet se konflikti ndodhi për disa mjete të punës

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 22:37
Krimi brenda familjes në Podujevë, dyshohet se konflikti ndodhi për disa mjete të punës

Para një dite në këtë hapësirë ndodhi një vrasje e rëndë. Derisa ishte duke kositur livadhin, Edonit Ismajli nga fshati Peran i Podujevës dyshohet se u qëllua për vdekje nga babai i tij.

32 vjeçari ndërroi jetë në traktorin që ishte duke vozitur.

Një ditë pas këtij rasti të rëndë, nuk mbeti asnjë shenjë në vendin e ngjarjes.

Kurse dyert e shtëpisë ku 32 vjeçari jetonte i vetëm ishin të mbyllura.

Fqinjët nuk pranuan të deklarohen para kamerës, por i thanë televizionet se të përfshirët në këtë rast tragjik kishin probleme edhe më herët me njëri-tjetrin.

Të tjerë banorë rrëfejnë për momentin kur mësuan se ndodhi vrasja.

Për viktimën televizioni mëson se nuk do të hapen dyert për ngushëllime.

Kurse pasditen e së martës 32 vjeçari u varros në fshatin e tij të lindjes.

I dyshuari për vrasjen është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)