Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj me shtëpi banimi banimi 360.00 m2, që peshon 200,000.00 euro!

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 14:29
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj me shtëpi banimi banimi 360.00 m2, që peshon 200,000.00 euro!

Në deklarimin e pasurisë, pran Agjencionit Kundër Korrupsion, deputeti i AAK-s Daut Haradinaj ka deklaruar dy  shtëpi super luksoze të banimit, njërën me sipërfaqe  prej 250 m2, që i ka kushtuar  195,000.00 euro. E ndërtuar me kredi dhe  huazim dhe tjetrën akoma më të madhe , shtëpi banimi 360.00 m2,  të  ndërtuar me  të hyra personale gjatë vitit  2016, e vlera e së cilës  është  200,000.00, shtëpi e  përbashkët.

Daut  Haradinaj ka deklaruar edhe  dy vetura. Njërën  të blerë  me  kursime personale në vitin  2008 për 10,000.00 dhe Veturë, tjetër  (435.27 për muaj ) Leasing RBKO , në vitin 2015,  435.27. Deputeti Haradinaj ka deklaruar edhe dhurata të ndryshme të  që kapin  vlerën  17,500.00. Paga vjetore  nga Kuvendi i Kosovës  është burim kryesor  që arrin shumën prej  28,430.75 euro. Si të ardhura dytësore ka deklaruar pagë  nga ALTRO shpk Prishtinë  në shumën prej 7,696.00 euro dhe  nga SPAR Kosova  12,000.00 

(Kosova Sot Online)