Arrestohet frizeri në Ferizaj, u kap me marihuanë dhe heroinë

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 22:25
Arrestohet frizeri në Ferizaj, u kap me marihuanë dhe heroinë

Prej të hënës, ky lokal që shërben për prerjen e flokëve ishte bërë cak i Policisë së Ferizajt.

Kjo pasi që këtu kishte dyshime që dikush po bënte shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

E, dy ditë më pas, dyshimi kishte rezultuar i bazuar, me ç’rast, policia pas një bastisje ka arrestuar pronarin e lokalit.
Personi i arrestuar është me iniciale R.G i moshës 27 vjeçare.

Të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia në rrugën “Besim Rexhepi”, ku në të, policia kishte gjetur 10 qese najlloni me marihuanë dhe heroinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale e Ferizajt.

Lidhur me caktimin e masës së paraburgimit, detaje ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Siç ka mësuar televizioni përmes burimeve, hetuesit policorë kanë intervistuar edhe dy dëshmitarë, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin

(Kosova Sot Online)