Politikani nga Shqipëria godet Ramën e Veliajn që ia morën Kosovës “Sunny Hillin”

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 08:45
Politikani nga Shqipëria godet Ramën e Veliajn që ia morën Kosovës “Sunny Hillin”

Politikani nga Shqipëria, Genc Pollo, ka vlerësuar se festivali “Sunny Hill” është “më i rëndësishëm e më i dobishëm në Prishtinë”.

“Sepse direkt e indirekt kontribuon në Kosovën si subjekt ndërkombëtar, si shtet sovran e i pavarur”, ka shkruar Pollo.

Anëtari i Partisë Demokratike e ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se kështu po e dëmtojnë jo pak Kosovën.

“Joshja e transferimi i #SunnyHillFestival në Tiranë nga Rama e Veliaj mund të kënaqë shumë fansa këtu e të mërzisë ata në Prishtinë. Por Kosovën, ende të pastabilizuar krejt ndërkombëtarisht për shkak të Serbisë së Vuçiçit, e demton jo pak”, ka shkruar ai,

“Mbasi e ka dëmtuar shumë me BallkanHapu! Tok me Vuçiçin! Vazhdojnë në një linjë”, ka shtuar Pollo.

Në Shqipëri njoftuan me entuziazëm të madh që festivali “Sunny Hill” ishte zhvendosur atje.

Fillimisht, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi në Instagram, duke shpërnarë njoftimin e “Sunny Hill”.

Edhe më i lumtur për këtë u duk kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“LAJM I MIRË. Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, ka shkruar Rama

“S’ka si Tirona jo”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)