Qëndrimet e Berlinit e detyruan KPJ të PE-s të theksoj qartë kërkesën për njohje të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare në BE

Qëndrimet e Berlinit e detyruan KPJ të PE-s të theksoj qartë kërkesën për njohje të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare në BE
Qëndrimet e Berlinit e detyruan KPJ të PE-s të theksoj qartë kërkesën për njohje të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare në BE

Muhamet Kelmendi

  • 16 June 2022 - 07:43

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në raport me shtetin e Kosovës nuk ka ndryshuar shumë politika e shteteve dhe e BE-së. Edhe më tej janë 5 shtete të BE-së që nuk e njohin Republikën e Kosovës. Këtu janë edhe Franca dhe Holanda që kanë qëndrime negative.Në vizitën e fundit të z. Scholz në Prishtinë u bë një kthesë e madhe në politikën e përgjithshme evropiane.

- Duket se edhe në kuadër të BE-së u bë një përparim drejtë shtetit të Kosovës. Z.Scholz kërkoi që të vazhdohet me dialog në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog të përfundon me njohje reciproke të shtetit.Ky qëndrim bëri jehonë. Mbi këtë politikë gjermane të shprehur qartë u mbështet edhe Komisioni për Punë të Jashtme i BE-së. Në raportim për takimin e shefave të shteteve të BE-së, për fund qershori, u dhanë nga KPJ katër mendime:

1.Njohja reciproke e pavarësisë së shteteve nga dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

2. Liberalizimi k vizave për Kosovën dhe, këtu i bëri thirrje, kryesisht Francës dhe Holandës,për të mos e bllokuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

3. Kërkoj nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës që të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë subjekt evropian dhe

4. Iu bëri thirrje 5-së anëtarëve të BE-së që ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kërkesat e tilla iu dërguan nga Parlamenti Evropian të gjitha shteteve. Ky është qëndrimi më i qartë i Parlamentit Evropian. Pse? Sepse deri më tash kemi disa rezoluta raportime e mendime, por kurrë nuk ishte shprehur qarte shteti si akt juridik i fundit në çështjen e Kosovës. Me deklaratën e z.Scholz u bashkua kështu KPJ i Parlamentit të BE-së dhe pritet një zhvillim më i koncentruar në zgjidhjen e çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".