Alarm për bomba në shkollat e katër komunave të vendit, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 09:21
Alarm për bomba në shkollat e katër komunave të vendit, Policia jep detaje

Në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime për bomba kanë pranuar shkollat e Novëbërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se për momentin s’ka vend për panikë.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjezit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)