Qeveria të kërkon llogari kolektive dhe individuale nga KGJK-ja për zvarritjen e qëllimshme të funksionalizimit të Gjykatës Komerciale

Qeveria të kërkon llogari kolektive dhe individuale nga KGJK-ja për zvarritjen e qëllimshme të funksionalizimit të Gjykatës Komerciale
Qeveria të kërkon llogari kolektive dhe individuale nga KGJK-ja për zvarritjen e qëllimshme të funksionalizimit të Gjykatës Komerciale

Dardan Grapci

  • 16 June 2022 - 07:30

Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci

Krijimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, që ishte edhe një nga premtimet elektorale të LVV-së me partnerët e koalicionit, është një zgjidhje ideale për të ndihmuar zgjidhjen e lëndëve të fushës së ekonomisë, që kanë të bëjnë ekskluzivisht për çështjet biznesore. Mungesa e një gjykatë të tillë ndër vite i ka bërë dëm të madh biznesit dhe zhvillimit ekonomik sepse grumbullimi i rasteve nëpër gjykatat e deritashme të rregullta, të pa profilizuara, ka implikuar edhe ndikimin e faktorit të inkriminuar të interesit politik.

-Mendoj se pas aktit të miratimit të ligjit përkatës në Kuvendin e Kosovës, dhe dekretimin e tij nga ana e Presidentes Osmani, është duke u neglizhuar tepër gjatë dhe me skenar të qëllimshëm, kompletimi i Gjykatës Komerciale, e cila është themeluar në fillim të këtij viti sektor i ri i specializuar brenda strukturës së gjyqësorit të Kosovës, në mënyrë që të avancohet sistemi i drejtësisë dhe te profilizohet në zgjidhjen e veçantë, me më shumë efikasitet dhe prioritet të lëndëve që ndërlidhen me problemet ekonomike, të fushës biznesore. Qeveria duhet të jetë aktive, ta mbikëqyr së afërmi dhe të kërkon përshpejtim në këtë drejtim.

Në fund të javës që po mbetet pas ka përfundon intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Komerciale, sipas një konkursi të shpallur nga KGJK-ja në fillim të marsit, më 4 mars 2022, një procedurë që konsideroj të jetë vonuar sepse ka pasur mundësi të bëhet muaj më herët me një dinamikë më të përshpejtuar. Ndryshe me 20 prill 2022, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e Kryetarit të Gjykatës Komerciale, pozitë të cilën ja kanë besuar gjyqtarit Mahir Tutuli. Mandati për këtë pozitë e kryetarit Tutuli është 5 vjet, duke llogaritur nga 21 marsi 2022. Edhe pse kjo gjykatë shumë e nevojshme për të zgjidhur më shpejtë lëndët që ndërlidhen me fushën e biznesit, procedura e funksionalizimit të saj deri më tash është duke u zvarritur, dhe kështu po humbet gati një vit i plotë efektiv i punës voluminoze që e pret këtë segment të ri në drejtësinë e Kosovës. Në pritje janë 9 mijë lëndë që duhet të procedohen në Gjykatën Komerciale.

Të gjitha problematikat biznesore të deponuara në Gjykatat Themelore të Kosovës do të kalojnë për trajtim në Gjykatën Komerciale, e cila akoma është në fazën e kompletimit dhe në përgatitje për të filluar punën. Sidoqoftë edhe kjo situatë do të tejkalohet dhe herët a vonë, ditët në vijim Gjykata komerciale do të jetë aktive, efektive dhe e kompletuar që të aktivizohet. E pretë një punë serioze dhe mjaft voluminoze, prandaj së pari dua ti uroj punë të mbarë gjyqtarit të ri në Gjykatën Komerciale, kryetarit të saj z. Mahir Tutuli dhe uroj suksese në këtë mandat 5 vjeçar. Edhe pse kane kaluar thuajse 1 vit nga ndërprerja e procedurave gjyqësore të 9 mijë lëndëve që ndërlidhen me problem të natyrës ekonomike e biznesore, duhet të kemi besim të plote tek gjyqtari i ri se këto lëndë do të fillojnë të prioritetizohen sipas peshës dhe rëndësisë që kanë dhe të procedohen shumë shpejtë për ti zgjidhur.



Prandaj i bëj thirrje gjyqtarit të ri z. Mahir Tutuli që të filloje me përgatitjet finale dhe ti përfundon këto 9 mijë lëndë në pritje sa më shpejtë që është e mundur, e mos të mbesin këto lëndë vetëm në arkiva dhe të mbushen pluhur dhe ne harresë, sikur që kanë pritur me vite të tëra në përbërjet e kaluara, me arsyetimin kinse gjykatat janë tepër të mbingarkuara dhe të pa profilizuara për zgjidhjen e lëndëve të natyrave të ndryshme. KGJK-ja më në fund, kur bëhet fjalë për Gjykatën Komerciale, duket se e ka bërë një zgjidhje të mirë, e ka pranuar një person te shkolluar, profilizuar të fushës dhe të diplomuar në këtë drejtim, duke e ditur që shume persona që janë sot gjyqtare, e kane marre këtë pozitë në baza të lidhjeve partiake, politike apo familjare, prandaj kanë vazhduar për të mos punuar, kanë vendnumëruar dhe totalisht kanë dështuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".