Veteranët bëjnë thirrje të mos ofendohen apo provokohen policët: Nuk kemi punë me Policinë e Kosovës

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 10:00
Veteranët bëjnë thirrje të mos ofendohen apo provokohen policët: Nuk kemi punë me Policinë e Kosovës

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë arritur para Kuvendit të Kosovës.

Të njëjti janë duke protestuar  në kundërshtim të votimit në parim të projektligjit për pagën minimale.

Përpos veteranëve, para objektit të Kuvendit të Kosovës janë edhe pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, të cilët po përkujdesen që siguria të jetë sa më e lartë në këtë protestë dhe që të mos ketë eskalim të situatës.

E pikërisht për këtë, nga veteranët e pranishëm në këtë vend kanë thënë se nuk kanë punë me zyrtarët policorë.

(Kosova Sot Online)