Raportet e këqija Prishtinë- Tiranë, dy qeveritë mblidhen me këtë datë

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 11:26
Raportet e këqija Prishtinë- Tiranë, dy qeveritë mblidhen me këtë datë

Në kohën kur sjelljet dhe deklaratat e liderëve të dy vendeve shpërfaqin raporte jo të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë, dy vendet do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Prishtinë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë raporte tejet të ftohta mes vete, kjo u vu re edhe së fundmi në një takim të mbajtur në Greqi në kuadër të Samitit SEECP. Ndërsa në Kosovë, kryeministri i Edi Rama kritikohet për “miqësinë” me Aleksandar Vuçiqin dhe kur ai kohë pas kohe përzihet në punët e shtetit të Kosovës. Punët i ka komplikuar edhe ikja e Festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë.

Në Prishtinë është vendtakimi i dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët do të mbahet të hënën, më 20 qershor 2022.

“Të hënën, më 20.6.2022, në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, njofton zyra e kryeministrit Kurti.

Mbledhja e fundit e përbashkët e qeverisë së Kosovës e Shqipërisë është mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan.

Në atë mbledhje ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

(Kosova Sot Online)