
Lexoni edhe:
Abelard Tahiri heq mikrofonin e foltores, deputetët e PDK-së dhe AAK-së mblidhen te Konjufca
Nga ora 09:30, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë filluar protestën e tyre në shenjë kundërshtimi për miratimin e djeshëm të Projektligjit për Pagën Minimale, ku kjo kategori nuk u përfshi.
Veteranët e UÇK-së janë duke qëndruar në oborrin e Kuvendit, ku prezente është edhe Policia e Kosovës, e cila po kujdeset që mos të ketë ndonjë incident. Por këta të fundit, pak më parë, u kanë shpërndarë ujë veteranëve.
Media po qëndron në vendin e ngjarjes dhe iu sjellë pamjet kur policët shpërndajnë ujë për protestuesit:
(Kosova Sot Online)