Berisha i reagon Konjufcës: Mos harro se gazin lotsjellës e keni gjuajtur ju
Ish-zëvendësministri dhe zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit tha se Kuvendi është tempulli i demokracisë.
Berisha në një postim në Facebook, e ka quajtur qesharake deklaratën e Konjufcës.
“Glauk, bllokimi i Kuvendit është “prodhim vendor, madein Alpin” keni harruar a…Glauk, keni harruar se në tempullin e demoktacis sa gazin lotësjellës e keni gjuajtuar a, sa me pate nxerrën punë edhe mua, me ju ruajtur deri se e dhezëshe?! Nuk ka thën populli kotë “krejtë paguhen në këtë dynja”, ka shkruar ai.
Konjufca në ndërprerje të seancës ka thënë se situata të tillë nuk do të mund të shihen më.
“Vetëm se ju paralajmërojë se seancat e Kuvendit nuk mund të vazhdohen pafundësisht apo për shkak të betejave tona politike që i kemi. Megjithatë principi më i rëndësishëm i shtetit është funksionimi i demokracisë, e në kuadër të kësaj funksionimi i parlamentit është guri themeltar i demokracisë”, përfundoi Konjufca.
(Kosova Sot Online)
