Kapet spiuni i kamufluar rus, synonte të infiltrohej në Gjykatën e Hagës

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 19:50
Kapet spiuni i kamufluar rus, synonte të infiltrohej në Gjykatën e Hagës

Autoritetet holandeze kanë njoftuar se ia kanë refuzuar hyrjen një spiuni rus, i kamufluar si shtetas brazilian për t’u infiltruar brenda Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë, ku dyshohet se synonte të zbulojë informacione që lidhen me hetimet e gjykatës ndaj krimeve ruse.

Sipas Holandës, spiuni rus është dërguar në Brazil që në fluturimin e parë. Autoritetet kanë sqaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë muajit prill.

Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës që në Holandë njihet me akronimin AIVD, ka publikuar detajet e pazakonta nëpërmjet një komunikate për media. Washington Post ka shkruar se komunikata më shumë ishte reminishencë e tregimeve klasike me spiunë se sa në një komunikatë zyrtare.

Sipas AIVD, 33-vjeçari me emrin Viktor Muller Ferreira duke pretenduar të jetë një shtetas brazilian, kishte fluturuar nga Brazili drejt Holandës për të filluar një praktikë profesionale në Gjykatën e Hagës.

 Mirëpo, emri i tij i vërtetë doli të ishte Vladimirovich Cherkasov. Cherkasov ishte një 36-vjeçar që punonte për shërbimet inteligjente ruse.

Ai është klasifikuar si njeri me rrezikshmëri të lartë nga Holanda dhe me këtë arsyetim është dëbuar drejt vendit të ardhur. 

(Kosova Sot Online)