Policia e konfirmon se alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ishte i rrejshëm
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas verifikimit dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ishte raportuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ka vërtetuar se këto informacione kanë rezultuar të jenë të rrejshme.
Puna në aeroport i është kthyer normalitetit dhe qytetarët/udhëtarë kanë vazhduar udhëtimet e tyre.
“Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin e saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në komunikatën e tyre.
(Kosova Sot Online)
