Ambasadori rus në Beograd: Anëtarësimi i Kosovës në OKB varet prej neve

  • E.K /
  • 17 June 2022 - 11:25
Ambasadori rus në Beograd: Anëtarësimi i Kosovës në OKB varet prej neve

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexandar Botsan-Kharchenko, ka thënë për televizionin N1 se “zgjidhja e statusit të Kosovës nuk është e mundur pa qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pra pa mbështetjen e Rusisë.

Ai përsëriti se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vetmja bazë ligjore bazë ndërkombëtare për rregullimin e statusit të Kosovës”.

I pyetur se sa vlen tani vota e Rusisë kundër njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit në OKB, Botsan Kharchenko ka thënë “se gjithçka mbetet e njëjtë”.

“Zgjidhja e statusit të Kosovës nuk është e mundur pa qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pa mbështetjen e Rusisë. Zëri i Rusisë në Kombet e Bashkuara mbetet i njëjtë, sepse ne jemi, do të jemi dhe do të mbetemi anëtar i përhershëm i Sigurisë së OKB-së. Pikë. Ky është shpjegimi ligjor dhe është esencial”, ka thënë Botsan-Kharchenko

(Kosova Sot Online)