Kryediplomati turk reagon në Forumin e Prespës pasi Turqia nuk ishte pjesë e hartës

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 23:03
Kryediplomati turk reagon në Forumin e Prespës pasi Turqia nuk ishte pjesë e hartës

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka paralajmëruar përgjegjësit dhe ka kërkuar korrigjimin e hartës në logon e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut pasi ajo nuk e përfshinte Turqinë.

Çavusoglu, i cili zhvilloi takime të ndryshme në margjina të forumit, reagoi pasi harta në logo në hapje të forumit nuk e përfshinte vendin e tij.

Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk, zyrtarët e forumit përditësuan hartën dhe bënë korrigjimet e nevojshme. Pas përditësimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalimet e tyre përpara hartës, duke përfshirë Türkiye-n.

Ndryshe, Çavusoglu zhvilloi takime dypalëshe me pjesëmarrës të nivelit të lartë, si presidenti kroat Zoran Millanoviq, ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Investimeve Kapitale i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.

(Kosova Sot Online)