Kokaina në kontenierët në Durrës, jepet masa e sigurisë për administratorin kosovar dhe agjentin doganor

  • E.K /
  • 18 June 2022 - 11:29
Kokaina në kontenierët në Durrës, jepet masa e sigurisë për administratorin kosovar dhe agjentin doganor

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit e 45.5 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, brenda kontejnerit me mish pule të ardhur nga Brazili, dhe që ishte e mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”.

Gjykata ka lënë në burg pa afat administratorin e kompanisë që porositi mishin e pulës, kosovarin Arben Ferizi.

Ndërkohë, është caktuar masa me 18 ditë ndalim për Egert Vargun, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit, që ishte kontraktuar nga kompania, që kishte porositur mishin për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

(Kosova Sot Online)