Një person raporton në Polici se ka gjetur kanabis
Dje, një burrë në Graçanicë ka raportuar në Polici se në arën e tij me misër, ka vërejtur disa bimë narkotike
Me të marrë informacionet, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për kanabis.
Rasti është iniciuar si “Gjetje e substancave narkotike”
“GJETJE E SUBSTANCAVE NARKOTIKE, Graqanicë 18.06.2022-17:20. Një mashkull kosovar ka raportuar se në pronën e tij prej 4 hektarësh e mbjellura me misër ka vërejtur disa bimë që dyshohet të jenë narkotikë. Njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë të dyshuar të llojit kanabis. Rasti në procedurë”
(Kosova Sot Online)
