Rama: Volumi i shkëmbimeve tregtare me Kosovë – Shqipëri ishte qesharak, tash është më serioz

  • E.K /
  • 20 June 2022 - 12:54
Rama: Volumi i shkëmbimeve tregtare me Kosovë – Shqipëri ishte qesharak, tash është më serioz

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë mbledhjes së përbashkët, ka folur rreth shkëmbimeve tregtare mes Kosovës e Shqipërisë.

Ai tha se mes dy vendeve ka pasur një volum të shkëmbimeve tregtare në vlerë prej 160 milionë euro, ndërsa në vitin që lamë pas është 433 milionë euro.

Rama u shpreh që tashmë kanë hyrë në zonën që shifrat marrin një lloj serioziteti, në krahasim me “shifrën shumë qesharake të 160 milionë eurove mes dy vendeve, ndërkohë që vite të tëra ishin harxhuar në këtë drejtim”.

“Në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 1225 subjekte biznesi nga Kosova, 1081 prej të cilave janë pronësi qind për qind e subjekteve të këtushme, ndërkohë 145 të tjera janë pronësi e përbashkët me partnerët në Shqipëri. Investimet e Kosovës në Shqipëri në vitin 2017 – 9 milionë euro, në vitin 2021- 139 milionë euro. Besoj që është një shifër shumë domethënëse”, tha Rama. 

(Kosova Sot Online)