Milionerët e korruptuar të politikës që e kanë humbur pushtetin, po abuzojnë me veteranët e luftës

Milionerët e korruptuar të politikës që e kanë humbur pushtetin, po abuzojnë me veteranët e luftës

Gani Qarri

  • 20 June 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Fatkeqësisht zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, shpërfaqën në mënyrën më të keqe tërë skenarin e egër brutalo-fshataresk të dizajnuar nga opozita e inkriminuar, që duke abuzuar me kërkesat veteranëve ta bllokojnë me çdo kusht, punën e institucioneve të shtetit dhe vet legjislativit të vendit, si organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i shtetit të Kosovës

-Në fakt ajo që u zhvilluara me 16 qershor para Kuvendit të Kosovës, si dhe bllokimi i punimeve të seancës, përbrenda sallës së parlamentit nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së, dëshmoi katërçipërisht se kjo nuk ishte protestë e veteranëve, por aksion i vrazhdët politik i opozitës së inkriminuar, i zhvilluar sipas metodave të vjetra destruktive të këtyre partive, për tu rikthyer serish me çdo kusht në pushtet. Mesazhi i opozitës lidhur me ligjin e pagës minimale për veteranët, ishte i orkestruar dhe dirigjuar, kryekëput për interesat politike të partive të inkriminuara të mbushur me kundërvajtës dhe milioner e multimilioner të pasuruar kundërligjshëm, pas lufte në kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Ata të cilët, u la të kuptohet se kërkuan nga veteranët që të protestonin jashtë Kuvendit në sinkron me opozitën e degjeneruar, që kishte marrë për detyrë ta bllokojnë punën e Kuvendit nga brenda! Prandaj një veteran i dinjitetshëm në suazat normale të demonstrimit për pagën minimale,(të cilën e meriton dhe duhet ta ketë patjetër) i cili proteston jashtë Kuvendit, nuk do të lejonte që zëri i tij të keqpërdorej brenda në Kuvend nga profiterët multimilionerë të pasluftës, të cilët pa pik turpi e kanë zhvatur shtetin dhe popullin e Kosovës, ndërsa tani keqpërdorin edhe veteranët që të krijojnë precedan, të paqenë, me synimin për tu rikthyer me çdo kusht në pushtet, në mënyrë që të vendosen përsëri mbi ligjin dhe ta kapin serish të gjithë shtetin.

Përndryshe është shumë e dyshimtë dhe tendencioze që kërkesat e opozitës së inkriminuar e cila është e mbushur përplot me kundërvajtës, shkelës të ligjit dhe milioner e multimilioner të pasuruar kundërligjshëm në vitet e pasluftës në kurriz të popullit të Kosovës, të merren në kallëp edhe nga OVL. Veteranët e njëmendtë, duhet medoemos ta dinë se elementët e inkriminuar në PDK dhe AAK, kanë filluar të ndihen të rrezikuar për vete, nga ligji për konfiskimin e pasurive të grumbulluara në mënyrë të kundërligjshme, ndaj dhe keqpërdorin protestën e veteranëve duke tentuar ta ndërprisnin edhe me forcë seancën e Kuvendit, me vendosjen e deputetëve të vet kundërvajtës, përpara foltores, dy herë në të njëjtën ditë, përkundër propozimit të kryeministrit që nesër në ora 9 të takohet me përfaqësuesit e veteranëve, të cilët në vend të miratimit të ofertës së kryeministrit edhe ata njëjtë si opozita e inkriminuar, kërcënuan se do të qëndrojnë para Kuvendit, deri kur të ndërpritet seanca e filluar parlamentare.

Shto kësaj faktin pasues, se protestës së veteranëve iu bashkua edhe sindikata e KEK-ut dhe ajo tani, duke kërkuar diçka krejt tjetër,nga ajo që kërkojnë veteranët, si tërheqja e Trustit, që ishte kërkesë eksplicite, jo e veteranëve por e PDK-së dhe AAK-së. I gjithë ky sinkron opozitë- OVL vërteton edhe njëherë katërçipërisht, se protestat janë orkestruar drejtpërsëdrejti nga PDK, AAK etj, të cilat po përpiqen që me një të rënë të arrijnë dy goditje duke futur njëkohësisht në protestë me veteranët edhe sindikatën e KEK-ut, për të tërhequr parat e trustit, që tash e sa kohë, ishte kërkesë e eksponentëve të PDK-së dhe AAK-së, parti të cilat po manipulojnë edhe me veteranët e vërtetë, në mënyrë që pa verifikimin e listave të fryra nga PDK dhe AAK, ti parashtrojnë në mënyrë ultimative dhe pa asnjë sqarim, kërkesat e tyre Qeverisë,për rritjen e pagave, njëjtë siç kërkonin partitë e inkriminuara, kur dihet mirë masakra makaber me mashtrimet marramendëse që janë bërë nga PDK dhe AAK me listat e veteranëve.

Për fat të keq, kjo është edhe një tjetër lojë fyese ndaj veteranëve të vërtetë dhe qëndrimit të tyre të ndershëm e dinjitioz, të cilët po lejojnë të instrumentalizohen kaq lehtë nga opozita e inkriminuar, e cila hapur po bënë lojën e djallit, me keqpërdorimin e veteranëve për qëllimet e veta, të ardhjes në pushtet dhe nuk e ka hallin e shtetit as të zgjidhjes së problemit të veteranëve kur dihet mirëfilli, se si PDK edhe AAK i kanë fryrë e tej fryrë listat e veteranëve për para të shumta, ryshfete të majme dhe premtimin për vota të familjarëve, dhe nuk janë kujdesur kurrë seriozisht për pagat e veteranëve të vërtetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".