Rama me fjalë vlerësuese për Kurtin dhe kamarierët: Djemë të mirë

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 16:51
Rama me fjalë vlerësuese për Kurtin dhe kamarierët: Djemë të mirë

Pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive dhe konferencës së përbashkët për media, Kurti e Rama u kanë kushtuar pak kohë kamarierëve.

Në Facebook, Rama ka shpërndarë një fotografi me Kurtin dhe disa kamarierë.

Sipër fotografisë, Rama ka shkruar “Djemë të mirë”.

Kosova e Shqipëria sot kanë nënshkruar 19 marrëveshje, protokolle e memorandume bashkëpunimi. 

(Kosova Sot Online)