Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vërmicë

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 10:51
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vërmicë

Të shtunën në fshatin Vërmicë të Prizrenit, një person u gjet pa shenja jete dhe një person i plagosur.

Personi i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa dje është arrestuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, siriani është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)