Konjufca kthehet nga Haga, asnjë njoftim se si shkoi takimi me Thaçin e Veselin

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 11:09
Konjufca kthehet nga Haga, asnjë njoftim se si shkoi takimi me Thaçin e Veselin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në fundjavë ka qëndruar në qendrën e paraburgimit në Hagë për të vizituar ish-eprorët e UÇK-së që po mbahen aty si të akuzuar për krime lufte. Konjufca ka takuar të dielën edhe ish-presidentin Hashim Thaçi e ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli. Ai s’e bëri asnjë njoftim se si shkoi takimi me ta.

Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, të shtunën tha se kanë takuar Jakup Krasniqin, Pjetër Shalën e Rexhep Selimin, kurse te nesërmën e kanë të planifikuar takimin me Thaçin e Veselin.

Por për takimin me dy ish-drejtuesit e UÇK-së, Konjufca s’e ka bërë asnjë postim.

Kryetari i Kuvendit, Konjufca, dje është kthyer në Prishtinë nga vizita e tij në Dhomat e Specializuara.

Konjufca ka qenë i pari zyrtar i lartë i Kosovës që ka vizituar të paraburgosurit e Speciales.

Disa javë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Hagën por atë s’e pritën në takim Thaçi e Veseli.

https://www.facebook.com/ilir.kerqeli/posts/10159101061694635

(Kosova Sot Online)