Ish -deputetja e VV’së pas marrëveshjes për energji me Serbinë: A nuk është kjo çështje e brendshme?

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 16:16
Ish -deputetja e VV’së pas marrëveshjes për energji me Serbinë: A nuk është kjo çështje e brendshme?

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka komentuar marrëveshjen për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë ku ka pyetur se a nuk është kjo çështje e brendshme?

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për energjinë, ku kompania “Elektroserver” do ta grumbullojë faturat e rrymës të serbëve të Veriut.

Këtë marrëveshje në të kaluarën e ka kritikuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Kadale kadale; për komunat e Kosovës që gjenden ne pjesën veriore, është dashur me negocu e me nënshkru marrëveshje me Serbinë? A nuk është furnizimi me rrymë dhe pagesa për shpenzimin e saj çështje e brendshme”?, ka shkruar ajo të martën në Facebook.

Një marrëveshje e ngjashme ishte nënshkruar në viti 2013, por s’është implementuar kurrë.

(Kosova Sot Online)