Breshër në Gjilan, qytetari: Jeni çu peshë, o vëllezër, këqyre kokrrizin

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 21:46
Breshër në Gjilan, qytetari: Jeni çu peshë, o vëllezër, këqyre kokrrizin

Një stuhi shiu ka përfshirë sot pothuajse gjithë vendin. Në Gjilan ka rënë edhe breshër.

Ka qenë një banor i këtij qyteti, ai i cili ka publikuar pamje të breshërit, por vëmendje kanë marrë edhe fjalët që ka thënë.

“Kqyre kokrrizi. Jeni çu peshë o vëllazni, o vëllazni kërkah s’jeni”, dëgjohet duke thënë i njëjti.

(Kosova Sot Online)