Kjo është rutina e një 23-vjeçareje që është 'nënë' e 34 fëmijëve

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 17:49
Kjo është rutina e një 23-vjeçareje që është 'nënë' e 34 fëmijëve

Mendoni se jeni shumë të zënë dhe nuk po arrini t’i përfundoni të gjitha punët? Një grua ka zbuluar se si është të jetë nënë e 34 fëmijëve në moshën 23-vjeçe.

Përdoruesja e TikTokut, Tusayiwe Mkhondya ka publikuar një video të rutinës së saj të mëngjesit, në shtëpinë që ajo e menaxhon në Malawi ku ka shumë fëmijë bonjakë apo të braktisur nëpër rrugët e varfra.

Tusayiwe si 18-vjeçare fitoi epitetin e të pastrehës dhe nënës beqare, por në një moment i erdhi ideja e hapjes së një organizate të quajtur “Ti, nuk je vetëm Yana”.

Fëmijët në strehimoren e saj janë nga mosha 5-muajshe e deri në 16-vjeç, dhe ka një rutinë shumë të komplikuar kur bëhet fjalë për kujdesin e fëmijëve.

“Jo të gjithë fëmijët janë të braktisur. Disa janë bonjakë apo kanë vetëm njërin prind, disa edhe të dy por që e kanë braktisur”, tha Mkhondya. 

@tusaiweyana Reply to @sugxrbunz12340 ♬ Believe (Inspirational Background Music) - Fearless Motivation Instrumentals

(Kosova Sot Online)