Rrëzohen shtyllat elektrike nga stuhia, fshati i Llapit mbetet pa rrymë

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 19:18
Rrëzohen shtyllat elektrike nga stuhia, fshati i Llapit mbetet pa rrymë

Fshati Godishnjak i Podujevës ka mbetur pa energji elektrike nga mbrëmë.

Banorët kanë thënë ku edhe kanë dërguar pamje, se shtyllat elektrike po vazhdojnë të qëndrojnë në tokë, pas stuhisë që përfshiu rajonin e Llapit.

Sipas tyre, energjia elektrike ende nuk është rregulluar në këtë pjesë, për çka, sipas tyre, ende nuk kanë intervenuar ekipet e KEDS-it.

Stuhia që përfshiu mbrëmë Podujevën ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në kultura bujqësore.

(Kosova Sot Online)