Si e pritën marrëveshjen për energjinë qytetarët në veri të vendit?

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 22:21
Si e pritën marrëveshjen për energjinë qytetarët në veri të vendit?

Në ora 13 e ditës dritat nëpër krejt shtëpitë e kësaj lagje në fshatin Vallaq janë të ndezura.

E në të njëjtin fshat të komunës së Zveçanit gjendet edhe trafostacioni, i cili furnizon me energji elektrike 80 % të veriut të vendit.

Rryma që del nga ky trafostacion nuk do të shpenzohet më pa kontroll. Të paktën kështu parashihet në marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve Bisnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Por deri në fillimin e zbatimit të ujdisë, duket se do të vazhdojë avazi i vjetër.

Lajmin për pagesën e rrymës që do ta shpenzojnë, banorët e Mitrovicës së Veriut e pritën të ndarë në mendime.

Ka nga banorët serbë që marrëveshja nuk iu pëlqeu. Por, ka edhe nga ata që nuk janë në dijeni që marrëveshja është arritur.

Ky qytetar shqiptarë që jeton në veri ka një kusht.

Të tjerët janë gëzuar fort.

Asambleisti në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, thotë se marrëveshja është e mirë për të dy komunitetet.

Sadiku shton se serbët në veri nuk paguajnë edhe për një sërë shërbimesh tjera.

Zbatimin e marrëveshjes pritet te e implementoj  kompaninë serbe, “Elektrosever’’ pasi  ZRRE të lëshojë licencë.

(Kosova Sot Online)