Maliqi për liberalizimin e vizave: Isa Mustafa ka të drejtë

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 20:33
Maliqi për liberalizimin e vizave: Isa Mustafa ka të drejtë

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka thënë se ish-kryeministri Isa Mustafa ka të drejtë për çështjen e liberalizimit të vizave, i cili sot hodhi kritika ndaj Presidentes Osmani dhe udhëheqësve të tjerë institucionalë.

Sipas Maliqit, kriteret e qeverisjes apo kushtet zyrtare për liberalizimin e vizave, kanë pushuar së pasuri peshë përcaktuese qysh prej ardhjes në pushtet të Emanuel Macron në Francë.

“Mohimi i liberalizimit të vizave nuk ka pasur as në vitin 2018, e as sot, për bazë kritere të qeverisjes së mirë, apo kushte zyrtare të BE. Njësoj siç këto kritere nuk janë sot shkak i moshapjes së negociatave për Maqedoninë e Shqipërinë, apo mosdhënies së statusit të kandidatit për Bosnjen. Trenin e fundit kur përmbushja e kushteve zyrtare prodhonte rezultate e kemi humbur me vonesën e demarkacionit. Po, Isa Mustafa ka të drejtë. Kriteret e qeverisjes apo kushtet zyrtare kanë pushuar së pasuri peshë përcaktuese qysh prej ardhjes në pushtet të Macron në Francë. Prej vitesh është e qartë se Macron ka vendosur ta bllokojë politikisht Ballkanin deri sa të marrë në këmbim diçka të madhe prej Gjermanisë për mënyrën e funksionimit.

(Kosova Sot Online)