50 kandidatë për zyrtarë korrektues në burgje nënshkruajnë kontratat me ShKK’në

  • E.K /
  • 24 June 2022 - 12:29
50 kandidatë për zyrtarë korrektues në burgje nënshkruajnë kontratat me ShKK’në

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se se sot kanë nënshkruar kontratat 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj.

Ata do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga e hëna, derisa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.

Njoftimi i SHKK’së:

Prishtinë, 24 qershor 2022 – Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, të gjeneratës së 42-të, nënshkruan kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.

(Kosova Sot Online)