Presidenca zbulon agjendën, ja më kë do të takohet Vjosa Osmani në Tajlandë dhe Singapor

  • E.K /
  • 24 June 2022 - 14:08
Presidenca zbulon agjendën, ja më kë do të takohet Vjosa Osmani në Tajlandë dhe Singapor

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.

Sipas presdiencës ajo, gjatë qëndrimit në Tajlandë, do të pritet nga kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha.

“Kurse në Samitin “Global Summit of Ëomen”, Presidentja Osmani do të flasë për rolin dhe potencialin e grave në realitetin e ri.Presidentja Osmani, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik të organizuar nga Këshilli Diplomatik dhe Oda Ekonomike e Tajlandës ku do të diskutohen mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, por edhe mundësive ekonomike që i ofron Kosova, thuhet në njoftim.

“Pas vizitës në Tajlandë, Osmani do ta vazhdojë vizitën në Singapor, ku pritet të takohet me homologen e saj, Presidenten Halimah Yacob, kryetarin e Parlamentit z.Tan Chuan-Jin, ministren e Lartë të Shtetit për Zhvillim Kombëtar dhe Punë të Jashtme, znj. Sim Ann dhe me Ministrin e Lartë të Shtetit, dr. Mohamad Maliki Bin Osman”. thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)