Votimi për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, Rama: Partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së

  • E. /
  • 24 June 2022 - 14:28
Votimi për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, Rama: Partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së

Parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO- s për Maqedoninë  e Veriut.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Rama në llogarinë e tij në Twitter ku shpreh falenderimet e tij ndaj Boyko Borisov.

Rama thotë se partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së.

Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoj sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoj për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!

Një reagim mbi heqjen e vetos ka ardhur edhe nga presidenti Meta.

Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende. shkruan presidenti Meta.

Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një votë mosbesimi.

(Kosova Sot Online)