Bllokohet dalja e Prishtinës, kolona kilometërshe nga Fushë Kosova deri në Aeroport
Kolona kilometërshe janë krijuar tek dalja e Prishtinës, pra nga Fusha Kosova deri në Aeroportin e Prishtinës.
Lexuesit kanë treguar për pritjet e gjata dhe të lodhshme me të cilat po ballafaqohen vozitësit.
Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë aksident, apo është thjesht fluks i madh i veturave në dalje të Prishtinës.
(Kosova Sot Online)
