Sulmi në Oslo, reagon Kurti: Zemërthyer për të parë masakrën e tillë, qëndrojmë me Norvegjinë

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 11:28
Sulmi në Oslo, reagon Kurti: Zemërthyer për të parë masakrën e tillë, qëndrojmë me Norvegjinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj sulmit i cili po cilësohet si akt terrorist në Oslo të Norvegjisë.

Kurti uron shërim të shpejt për të lënduarit dhe ngushëlloi gjithë familjarët e viktimave.

“Zemërthyer për të parë masakrën në Oslo. Urimet tona më të mira për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që të gjithë e ndajmë – ne qëndrojmë me Norvegjinë” ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kujtojmë se, dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën.

(Kosova Sot Online)