Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi mbi civilët në Ukrainë
Të paktën dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur rëndën nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk, në rajonin Poltava të Ukrainës.
Zelensky publikoi pamje në rrjetet sociale të tij ku shihet një ndërtesë e cila është dëmtuar rëndë.
Presidenti ukrainas tha se Rusia kreu sulmin me raketa, derisa më shumë se 1,000 njerëz ishin në ndërtesë, shkruan BBC.
(Kosova Sot Online)
